Gjirokastër, tre femra dhunojnë një grua dhe djalin e saj të mitur, kallëzohen në Prokurori
October 20, 2017
Tre femra janë kallëzuar në Prokurori pasi dhunuan në lagjen ’18 Shtatori’ një grua dhe djalin e saj të mitur.
Sipas policisë ngjarja ndodhi dy ditë më parë.
“U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetaset F.H, M.J dhe A.S, vjeç 20, 42 e 21, banuese në Gjirokastër, pasi dyshohet se në datë 18.10.2017, në lagjen “18 Shtatori”, kanë goditur me grushte dhe kanë fyer me fjalë shtetasen F.G, 41 vjeç, dhe djalin e mitur F.G, 12 vjeç, banues në Gjirokastër”, thuhet në njoftimin e policisë Gjirokastër.