Ndërtoi pa leje në tokën e Bashkisë Dropull, gruaja nga Derviciani kallëzohet në Prokurori
October 22, 2017
Një grua nga Derviciani është kallëzuar në polici pasi dyshohet se ndërtoi pa leje në tokën e Bashkisë Dropull një mur rrethues pranë banesës së saj.
“Në datë 21.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për shtetasen M.L, 49 vjeçe, banues në fshatin Dervician Bashkia Dropull, pasi dyshohet se në fshatin Dervician, po ndërtonte pa leje një mur rrethues pranë banesës së saj në truallin e Bashkisë. Neni 199/a i KoditPenal”, sqaron Policia e Gjirokastrës në njoftimin e shpërndarë për mediat.