Gjirokastër, ‘Shqiponjat’ kapin në ‘Granicë’ një person me sende të dyshimta, ja çfarë i gjetën në makinë
Policia e Gjirokastrës ka ndaluar një 34-vjeçar të cilit iu gjetën në makinë disa sende të dyshimta.
Siç njofton policia, ai u ndalua nga patrulla ‘Shqiponja’ në lagjen ‘Granicë’, pasi me vete iu gjetën pranga, sirenë e montuar dhe një tabelë me mbishkrimin ‘Ministria e Transporteve, Kontrolli Rrugor’.
Më poshtë njoftimi i plotë i policisë për këtë ngjarje.
“Në datë 21.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për shtetasin B.B, 34 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi, rreth orës 21:30, datë 21.10.2017, duke lëvizur në rrugën e lagjes “Granic”, me mjetin tip “Benz”, gjatë kontrollit të ushtruar nga patrulla “Shqiponja”, i janë gjetur një tabelë me mbishkrimin “Ministria e Transporteve Kontrolli Rrugor”, një palë pranga, një sirenë të montuar në automjet dhe disa sinjale me drita shumë ngjyrëshe. Neni 247 i Kodit Penal