Vrasja e bashkëshortëve në Gjirokastër/ “Tani do t’jua ndreq unë qejfin, nuk do ta gëzoni jo…’, fjalët e kushëririt Apostol Kosta
Konflikti për pronën me djalin e xhaxhait i ka marrë jetën çiftit Afërdita dhe Aleko Kosta në Gjirokastër. Policia ka rindërtuar skenën e krimit. 70 vjecari Apostol Kosta është futur nga porta kryesore në shtëpinë e kushërit të tij dhe ka hedhur brenda një granatë defensive.
Pasi hodhi granatën, u largua me shpejtësi për të shpëtuar veten, por kanë kaluar disa minuta dhe granata nuk ka shpërthyer për shkak se detonatori ishte i lagur.
Gjendur në këto kushte, Apostol Kosta ka marrë një armë automatike që e mbante në shtëpi dhe ka shkuar sërish në banesën e djalit të xhaxhait të tij. Sipas fqinjëve, Apostoli është dëgjuar teksa bërtiste duke shkuar drejt banesës së viktimave, “tani do t’jua ndreq unë qejfin, nuk do ta gëzoni jo, po ja tani po jua ndreq unë”. Ai është futur furishëm në dhomën e çiftit dhe është dëgjuar teksa i bërtiste kushëririt të tij: “Urdhëro, dhe gëzoje tani pronën”.