Rama nxjerr në pension Flamur Bimen, shkarkohet Prefekti i Gjirokastrës
November 1, 2017
Flamur Bime nuk do të jetë më Prefekt i Gjirokastrës. Ai është shkarkuar sot bashkë me 11 Prefektë të tjerë të vendit. Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë.
Shkarkimi i tyre është bërë me qëllim ristrukturimin e këtyre institucioneve. Pritet që të bëhet emërimi i prefektëve të rinj.
Për Gjirokastrën deri më tani kandidatura më e mundshme është Odise Kote, ish krahu i djathtë i Flamur Bime në kohën kur ai drejtonte Bashkinë Gjirokastër.