Bledi Çuçi dhe Flamur Golemi nuk shkojnë në ceremoninë e inagurimit të Prefektit të ri të Gjirokastrës

Prefekti i ri i Gjirokastrës, Astrit Aliaj u prezantua ditën e sotme. Ai mori detyrën nga Flamur Bime në një ceremoni ku ishin të pranishëm dy ministra të qeverisë, Kumbaro e Majko, si dhe disa zyrtarë të tjerë të pushtetit vendor në Gjirokastër. Por ajo që ra në sy ishte mungesa e dy deputetëve të tjerë të qarkut; Bledi Çuçi dhe Flamur Golemi.

Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me ndonjë bojkot nga ana e tyre apo thjesht kanë qenë me angazhime të tjera dhe e kanë patur të pamundur të ishin të pranishëm në këtë ceremoni.

Kujtojmë që Çuçi, Golemi dhe Kumbaro kishin çuar si propozim te Rama për Prefekt të Gjirokastrës emrin e Odise Kotes, i cili nuk u miratua.

12 Prefektët e rinj të përzgjedhur nga Kryeministri janë të gjithë ushtarakë në rezervë. Astrit Aliaj ka përfunduar studimet ushtarake të Akademia e Marinës, ku ka shërbyer më parë edhe si komandant.

Më pas ka qenë Atashe Ushtarak i Shqipërisë në Itali. Më herët ka mbajtur postin e shefit të Protokollit në Ministrinë e Brendshme.

©ArgjiroLajm.net