Ministri Bushati në Kakavijë, tallet me gazetarin e Report Tv: Bëji të fala Metit…
November 4, 2017
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati nga Kakavija, aty ku ka shpërthyer revolta e qytetarëve shqiptarë që po presin me orë e orë të tëra të kalojnë kufirin, ka thumbuar gazetarët.
Ndërsa gazetari i Report Tv, po e pyeste lidhur me arsyen e situatës së krijuar në Kakavijë, Bushati iu përgjigj: “Të fala Muhamed Veliut”. Ky i fundit prej shtatorit ka marrë postin e drejtorit të Report Tv. Bushati ka “kopjuar” kështu sjelljen e Ramës kohë më parë, kur gazetarëve të televizionit Klan, u thoshte “Të fala Sandrit”!