Ngrohja në shkollat e Gjirokastrës, Zamira Ramin e sulmon edhe deputetja e LSI-së (FOTO)
Deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj shtron problemin e mungesës së ngrohjes në shkollat e vendit. Përmes një shënimi të publikuar në faqen e saj në Facebook, Mehmetaj thotë se më shumë se gjysma e shkollave në vend nuk plotësojnë kushtet minimale për zhvillimin e mësimit.
Mes disa fotove që ajo ka postuar, shihet edhe një foto, e cila i përket një shkolle në Gjirokastër. Në këtë mënyrë, deputetja e LSI-së godet kryebashkiaken Zamira Rami, pasi siç dihet për infrastrukturën shkollore, në mënyrë të veçantë për ngrohjen, ndriçimin etj, është përgjegjësi e bashkive që të marrin masat.
Dy janë mundësite. Ose deputetja Mehmetaj nuk e di ende se mirëmbajtja e shkollave është në varësi të pushtetit lokal, ose opozita e LSI-së është aq parimore sa kësaj radhe nuk kursen as njerëzit e vet, Zamira Ramin në këtë rast. Mbetet për t’u sqaruar!
©ArgjiroLajm.net