Befason sërish deputeti i Gjirokastrës, zbulon shkakun e rrënimit të Urës së Kordhocës

Pas publikimit në media të problematikës së krijuar në Urën e Kordhocës, e cila ka nevojë restaurim, ka reaguar deputeti i PD-së në Gjirokastër, Tritan Shehu.

Përmes një mesazhi të publikuar në faqen e tij në Facebook, Shehu bën përgjegjëse ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Ai shkon edhe më tej kur thotë se ‘Rilindja’ e ka lënë qëllimisht të shkatërrohet këtë urë, duke qenë se mori vetëm një grusht votash në Lazarat.

Ja reagimi i plotë i tij.

“RILINDJA” PO HAKMERRET NDAJ LAZARATIT!

Ura e Kordhoces eshte e vetmja lidhje e Lazaratit dhe fshatit Kordhoc me fushat e tij.

Gjithashtu nje veper kulturore kjo, e rralle nga arkitektura e saj, pra me vlera te shumellojeshme, po rrezikon te shembet.

Riparimi i fundit i saj eshte realizuar dhjete vite me pare. Per ironi pergjegjese per mirembajtjen e asaj ure eshte ministria e kultures, drejtusja e se ciles eshte dhe deputete e atij qarku.

Fakti qe ne ate zone Rilindja mori vetem nje « grusht » votash, duket qe eshte shkaku qe e ka lene kete ure te rendesishme ne meshiren e fatit dhe qe po e con Lazaratin ne izolim nga fushat e prodhimit bujqesor te tij.