Dimër prej vërteti, javën e ardhshme vjen acari dhe bora
November 11, 2017
Sot dhe gjatë fundit të javës në vend parashihet të ketë mot kryesisht të vranët, ndërkohë nga mesi i javës së ardhshme parashikohet ulje temperaturash dhe reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 6-8 gradë celsius, ndërsa maksimalet nga 10-13 gradë celsius. Edhe fillimjava e ardhshme pritet të shoqërohet me temperatura të ngjashme. Ndërkaq nga dita e mërkure temperaturat pritet të ndryshojnë, ku do të bien deri në -7 dhe gjithashtu parashihen reshje.