Plagoset një 41-vjeçar në Dervician
November 14, 2017
Një plagosje e lehtë ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Dervician në Dropull. Sipas policisë autori është shtetasi S.B 41 vjeç, banues në lagjen ‘Dunavat’ të Gjirokastrës.
“Më datë 13.11.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi S.B, vjeç 41, banues në Dunavat, pasi në fshatin Dervician, ka plagosur lehtë me mjete të forta, shtetasin O.S vjeç 41, banues në Dervician”, sqaron policia Gjirokastër përmes një njoftimi për mediat.