Shuhet një artist i vërtetë, kompozitori që rrëmbeu zemrat e shqiptarëve
Sot arti shqiptar pësoi një goditje të madhe pasi u nda nga jeta kompozitori i dashur i shqiptarëve Aleksandër Lalo.
U bë me dije se kompozitori pësoi një arrest kardiak në banesën e tij e cila e ndau nga jeta në moshën 68 vjeçare.
Po cilat kanë qenë momentet kyçe në jetën e mjeshtrit të madh të muzikës?
Aleksandër Lalo lindi më 27 prill të vitit 1949, në Tiranë. Ai rrjedh nga një familje me origjinë nga Leskoviku. Lalo kreu studimet e larta në Institutin e Larte te Arteve për muzikë më 1973.
I diplomuar në Akademine e Arteve, dihet se puna e tij më voluminoze ka qene krijimi i disa prej kolonave zanore me te njohura të filmave shqiptarë dhe kompozime per festivale duke perfshire ate te 11-te.
Ai është një nga kompozitorët më të dashur i cili ka dhënë një kontribut të çmuar në kinematografinë tonë.
Më poshtë gjendet lista me filmat e kompozuar nga Aleksandër Lalo:
Tingujt e harresës (1996) (TV)
Historiani dhe kameleoni (1989)
Treni niset më shtatë pa pesë (1988)
Dy herë mat (1986)
Fjalë pa fund (1986)
Asgjë nuk harrohet (1985)
Fushë e blertë fushë e kuqe (1984)
Era e ngrohtë e thellësive (1982) (TV)
Një vonesë e vogël (1982)
Shi në plazh (1982)
Shtëpia jonë e përbashkët (1981)
Thesari (1981)
Gëzhoja e vjetër (1980)
Nusja (1980)
Vajzat me kordele të kuqe (1978)
Tomka dhe shokët e tij (1977)
Dimri i fundit (1976)
Emblema e dikurshme (1976) (TV)
Duke kërkuar 5-orëshin (1974)
Odiseja e tifozëve (1972)
Të shoh në sy(1986)
Një gjeneral kapet rob (1980)
Veç të tjerash, Lalo do të mbahet mend gjatë edhe për natyrën e tij antikonformiste dhe shpirtin rebel