Tritan Shehu shkoi në Athinë për përmbytjet, ndërsa për Gjirokastrën nuk bën asnjë mesazh në Facebook

Për situatën emergjente të krijuar në Gjirokastër nga përmbytjet, deri më tani s’ka asnjë reagim nga deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu. Në dallim nga dy kolegët e tij të PS-së, Bledi Çuçi e Flamur Golemi që ishin sot në terren për të parë nga afër situatën, Tritan Shehu nuk është parë gjëkundi, qoftë dhe përmes një reagimi në faqen e tij në Facebook.

Heshtja e tij bën më shumë përshtypje po të sjellim në vëmendje faktin se disa ditë më parë Shehu ishte te familjet shqiptare të përmbytura në Athinë, por nuk gjeti kohë të vizitonte dhe qarkun Gjirokastër, i cili është një prej më të goditurve nga kjo katastrofë natyrore. Aq më tepër që kjo situatë është një rast ideal për të, që ai të sulmojë qeverinë si të paaftë në menaxhimin e situatës, ashtu siç bëri një ditë më parë Roland Bejko.

©ArgjiroLajm.net