Dy të ndaluar nga policia në Kakavijë
December 9, 2017
Dy persona janë ndaluar nga policia në Kakavijë. Njëri për kalim të paligjshëm kufiri, ndërsa tjetri ishte shpallur në kërkim.
Shtetasi T. I. vjeç 59, banues në Sarandë, u kap pasi është shpallur në kërkim për veprat penale “Vetëgjyqësia” dhe “Shkatërrimi i pronës”.
Shtetasi A. L., vjeç 26, banues në Burrel dhe i sapokthyer nga Greqia, u kap pasi dyshohet se më datë 04.12.2017, në afërsi të P.K.K, Kakavijë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm.