Ishte dënuar për kultivim kanabisi, ndalohet 31-vjeçari nga Gjirokastra
December 21, 2017
Një 31-vjeçar nga Gjirokastra është ndaluar nga policia pasi figuronte person në kërkim. Siç njofton policia, R.D është dënuar nga Gjykata e Apelit Gjirokastër me 1 vit, 2 muaj dhe 13 ditë burg për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Ndalimi i tij u bë një ditë më parë, ndërsa çështja është referuar në Prokurorinë e Gjirokastrës.