Gjirokastër, Drejtoria Arsimore bën tender për kartolinat e vitit të ri

Teknologjia ka zbehur masivisht urimet tradicionale për festat e fundvitit, përfshi dhe dërgimin e kartolinave me zarf. Por e kundërta ndodh me instucionet publike në Shqipëri, ku për të uruar festat titullarët e tyre janë treguar dorë lëshuar me financat publike.

Kartolina me para publike, tendera për dreka festive me stafin dhe dhurata që do të shpërndahen të tretëve janë fluksi më i madh i prokurimeve publike me vlera të vogla gjatë ditëve të fundit të vitit 2017. Në listën e institucioneve që me para publike blejnë kartolina për të uruar një grup të përzgjedhurish nga kontaktet e drejtuesve të institucionit bën pjesë edhe Drejtoria Rajonale Arsimore Gjirokastër.

Ajo ka hedhur një tender me vlerë rreth 180 mijë lekë të vjetra për ‘blerje kartolinash dhe zarfash’ për festat e fundvitit.  Data e mbylljes së tenderit është 26 dhjetori. Por DAR Gjirokastër nuk është i vetmi institucion publik që hedh tendera të tillë. Janë disa institucione të tjera që shpenzojnë paratë publike për kartolina, dreka apo darka festive. Vlera e këtyre tenderave në total shkon në disa miliona lekë.

©ArgjiroLajm.net