Gjirokastër, Armand Hila ‘bëhet’ Prefekt për një ditë (FOTO)

Sot në Institucionin e Prefektit të Qarkut Gjirokastër u zhvillua një mbledhje e shtabit të emergjencave, ku u diskutua për situatën pas përmbytjeve. Në vëmendje të veçantë ishte çështja e verifikimit dhe përllogaritjes së dëmeve për familjet e përmbytura, në mënyrë që më pas ato të dëmshpërblehen. Ndryshe nga herët e tjera, mbledhja sot drejtohej jo nga Prefekti, por kryetari i Këshillit të Qarkut, Armand Hila.  Mësohet se prefekti Astrit Aliaj ndodhej në Tiranë me angazhime pune.

©ArgjiroLajm.net 

Image may contain: 5 people, indoor

Image may contain: 4 people, people sitting

Image may contain: 6 people, people sitting, table and indoor