Rikthehet moti i keq, paralajmërohen reshje me intensitet të lartë në qarkun Gjirokastër
Rikthehen reshjet intensive në të gjithë vendin. Sipas Institutit të Gjeoshkencave sot pasdite (e mërkurë, dt.27) dhe nesër (e enjte, dt.28) në shumicën e qarqeve priten reshje mesatare, ndërsa në Veri dhe Jug intensive, deri lokalisht shumë intensive, në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër, shoqëruar edhe me shtrëngata. Në zonat malore do të ketë edhe reshje dëbore, që sot do të shfaqen në lartësinë mbi 1200 metra mbi nivelin e detit, ndërsa nesër priten të zbresin deri në lartësinë 500 metra mbi nivelin e detit.
TEMPERATURAT
Nesër (e enjte, dt.28) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: Në bregdet: 9 °C / 14 °C. Në vendet e ulëta: 8 °C / 11 °C, Në vendet malore: 2 °C / 5 °C.
ERA/ Sot (e mërkurë, dt.27) dhe nesër (e enjte, dt.28) era do të fryjë mesatare, deri e fortë në bregdet dhe në zonat malore, ku do të arrijë shpejtësinë mbi 50km/orë.