Kumbaro mbyll 2017 në Dropull: Ky vit më nderoi me besimin e banorëve të qarkut Gjirokastër (FOTO)
Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro i ka mbyllur aktivitetet e këtij viti me takimet në Dropull, teksa inspektoi punimet për ndërtimin e dy urave të reja, të cilat u dëmtuan nga përmbytjet e fundit. Kumbaro shoqërohej nga miniara e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, deputeti Flamur Golemi dhe prefekti Astrit Aliaj. Ndërsa publikon fotot në faqen e saj në Facebook, Kumbaro shpreh mirënjohje për dropullitët dhe gjithë banorët e tjerë të qarkut Gjirokastër, të cilët e zgjodhën si përfaqësuese të tyre në Kuvend.
“Ne #Dropull me Olta Xhacka dhe Forcat e Armatosura per uren e re ne Vrisera, mbylla keshtu vitin 2017 qe me nderoi me besimin e dropulliteve dhe banoreve te tjere te Qarkut te Gjirokastres qe me bene perfaqsuese te tyre ne Kuvend dhe te cileve u kam dhene besen. Faleminderit me perulje!, thotë Kumbaro.
Më tej ministrja thotë se do të jemi pranë të gjithëve në kohë të vështira, siç ishte edhe rasti me përmbytjet e fundit, ku në Dropull pati dëmtime të konsiderueshme në infrastrukturë.