Kartolina për 2018, ja zyrtarët që TV Gjirokastra i përjashtoi nga urimet (VIDEO)

Televizioni Publik Gjirokastra ka transmetuar këto ditë festash një kartolinë urimi për vitin e ri, ku parakalojnë me radhë deputetët e qarkut dhe disa zyrtarë të tjerë, të cilët shprehin urimet e tyre. Siç shihet edhe në videon më poshtë, pjesë e kësaj kartoline televizive janë deputetët Bledi Çuçi, Mirela Kumbaro, Flamur Golemi, Tritan Shehu e Vangjel Tavo.

Më tej prefekti Astrit Aliaj, kryetari Këshillit të Qarkut Armand Hila dhe dy kryebashkiaket; Zamira Rami e Luiza Mandi. Nëse logjika ka qenë për të përfshirë urimet e kryetarëve të rrethit Gjirokastër, duhej të ishte edhe kryetari i Bashkisë Dropull, Ahilea Deçka. Akoma më këq nëse ka qenë idea për urimet në rang qarku, ku duhej të përfshihej edhe mesazhi i kryebashkiakëve të Tepelenës, Përmetit, Melaliajt dhe Këlcyrës. Por siç shihet ata mungojnë të gjithë në këtë klip dhe mbetet i paqartë kriteri me të cilin janë përzgjedhur vetëm urimet e këtyre zyrtarëve.

©ArgjiroLajm.net