Prefekti i Gjirokastrës lëshon një kërcënim që nuk tremb askënd

Prefekti i Gjirokastrës, Astrit Aliaj e ka nisur vitin 2018 me tone të ashpra e kërcënuese ndaj drejtuesve të disa institucioneve. Në mbledhjen e zhvilluar sot, ai kërkoi që në analizën vjetore të punës të dalin qartë përgjegjësitë e specialistëve apo përgjegjësve të sektorit që kanë neglizhuar detyrën.

Aliaj shkoi edhe më tej duke kërcenuar me shkarkim nga detyra të atyre drejtuesve që nuk zgjidhin hallet e njerëzve. Një deklaratë kjo folklorike, pasi dihet që prefekti s’ka asnjë rol në emërimin apo shkarkimin e drejtuesve të institucioneve, aq më tepër të kryebashkiakëve, të cilët kanë mandat të votuar nga qytetarët.

“Ka shumë ankesa në drejtim të institucionit të Prefektit të Qarkut, ku qytetarë të shqetësuar paraqesin ankesa ndaj drejtuesve. Ankesat e tyre bëhen prej disa vitesh dhe nuk gjejnë drejtësi. Në këtë drejtim do të jem shumë i ndjeshëm dhe i ashpër ndaj atyre drejtuesve që nuk do të zgjidhin problemet e qytetarëve. Do të propozoj edhe lirimin nga detyra siç ma jep ligji për prefektin. Prandaj rrisni kërkesën e llogarisë ndaj vartësve tuaj”, tha Aliaj.

©ArgjiroLajm.net 

Image may contain: 4 people, people sitting

Image may contain: 6 people, people sitting

Image may contain: 8 people, people sitting and indoor