Festohet në Gjirokastër 105 vjetori i themelimit të Policisë së Shtetit, nderohen disa efektivë
105 vjetori i themelimit të Policisë së Shtetit është përkujtuar edhe në Gjirokastër. Në ambientet Drejtorisë së Policisë është organizuar një ceremoni e veçantë, ku fjalën përshëndetëse e ka mbajtur drejtori Lorenc Paganika. Më pas u dhanë çertifikata vlerësimi për efektivin e patrullës ‘Shqiponja’ Dritan Pepiu dhe efektivin e policisë kufitare, Siri Kacaboni. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe përfaqësues të pushtetit vendor në Gjirokastër. Krijimi i Policisë shqiptare lidhet me shpalljen e Pavarësisë dhe krijimin e shtetit shqiptar (1912). Më 4 dhjetor 1912 u krijua Ministria e Brendshme e cila përgjigjej për ruajtjen e rendit e të qetësisë publike.
Për të përmbushur këtë detyre, ajo brenda pak kohesh krijoi një Fuqi Civile, një pjesë të së cilës i ngarkoi detyra në rolin e policisë për ruajtjen e ligjshmërisë dhe zbulimin e shtypjen e krimineleve, ndërsa pjesën tjetër e angazhoi për krijimin e xhandarmërisë. Me 13 Janar 1913, Qeveria e Përkohshme e Vlorës, mori Vendimin për Krijimin e Forcave të Rendit (Policisë dhe Xhandarmerisë) ë Ministrinë e Brendshme të kësaj qeverie funksiononte Zyra e Sigurimit Publik me atributet e Drejtorisë së Policisë, ndërsa pranë prefekturave e n/prefekturave ishin zyrat e komiseritë e policisë.