Del raporti përfundimtar për pallatin në Gjirokastër: S’ka rrezik, banorët të rikthehen në shtëpi
Pallati 5 katesh dhe banesa private trekatëshe në lagjen Punëtori në Gjirokastër nuk rrezikohen të shemben nga carja e tokës dhe rrëshqitjet e dherave të zonë, por situata kërkon ndërhyrje përforcuese. Ky është përfundimi i raportit grupit të dytë te ekspertëve të shërbimit Gjeologjik Kombëtar për situatën e krijuar në zonë që prej fillimit të janarit.
Raporti pritet tu dërgohet nesër zyrtarëve lokal në Gjirokastër, por në thelb të tij është fakti se situata nuk kërcënon jetën e banorëve. Zyrtarizimi i këtij përfundimi do tu hapte rrugë 17 familjeve të pallatit të kthehen në banesa, prej nga ku një pjesë e tyre u evakuuan përballë rrezikut dhe alarmit të ngritur për situatën Ashtu si edhe në raportin e parë, ekspertët e shërbimit Gjeologjik Kombëtar kanë dalë me disa rekomandime për njësinë vendore për të normalizuar situatën dhe për të shmangur çdo rrezik në zonë.
Rekomandime: Ndërtimi i mureve dhe pilotave në tokë; Konturim të zonës së rrëshqitshme; Eliminimi i ujërave sipërfaqësore; Pyllëzimi i zonës
Ata kërkojnë ndërhyrja në zonë të shtrihet me etapa të mirëstudiuara për të vendosur ekuilibrin. Raporti tërheq vëmendjen edhe për moslejimin e ndërtimeve apo ndërhyrjeve artificiale në shpatin e kodrës së rrëshqitjes, ku në fakt ndërtimi është i ndaluar.