10 bursa për studentët e Libohovës, aplikimet pranohen deri më datë 5 shkurt
January 24, 2018
10 bursa për studentët kanë mbërritur në Bashkinë Libohovë nga Ministria e Arsimit. Njoftimin e bën Bashkia Libohovë, e cila fton studentët e këtij viti akademik të interesohen pranë zyrave të bashkisë deri më datë 5 shkurt. Më pas vendimi për ndarjen e tyre do të merret në Këshillin Bashkiak.
“Për Bashkinë Libohovë janë akorduar nga Ministria e Arsimit 10 bursa për studentët e këtij viti akademik. Të interesuarit që dëshirojnë të përfitojnë, te paraqiten çdo ditë pune në zyrat e Bashkisë për të bërë aplikimin. Afati përfundimtar është data 5 shkurt 2018. Vendimi për përfituesit do të merret në mbledhjen e Këshillit Bashkiak sipas procedurës që përcakton ligji”, thuhet në njoftimin e Bashkisë Libohovë.
©Libohova Online