LSI ‘dorëzon’ Gjirokastrën, Kryemadhi e shmangu nga turi i takimeve për protestën

Prej disa ditësh kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, kishte nisur një tur takimesh në të gjithë vendin. Ajo i ftonte qytetarët për të marrë pjesë në protestën e opozitës, e cila do të mbahet nesër në orën 12 përëballë Kryeministrisë, si dhe denonconte qeverisjen e Edi Ramës.

Por Kryemadhi ka lënë jashtë axhendës së takimeve qytetin e Gjirokastrës, ndonëse është një bashki që drejtohet prej LSI-së dhe ku kanë përfaqësim me një deputet. Në qytetet e jugut të vendit, kryetarja e LSI-së ka shkuar vetëm në Vlorë e Fier.

Protesta e nesërme është e para ku PD dhe LSI dalin së bashku. Këto dy forca politike kanë qenë bashkë në një koalicion qeverisës në vitet 2009-2013, ndërsa kjo është hera e parë që rreshtohen së bashku në një koalicion opozitar. Gjasat janë që të ketë bashkëpunim edhe në zgjedhjet lokale të vitit 2019.

©ArgjiroLajm.net