Deputeti i Gjirokastrës ‘sherr’ me kolegen e PD-së/ Duma: Ju s’jeni burra… Golemi: Nëse për ty janë burra ata PPP-të, s’të bëjmë dot ballë…

Debate të ashpra ka patur sot në Komisionin e Punës Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë në Kuvend,  ku po diskutohej ligji për statusin e minatorëve, i propozuar nga LSI-ja. Në debatin mes Elisa Spiropalit dhe Petrit Vasilit është përfshirë gjithashtu edhe deputeti Përparim Spahiu e Grida Duma.

Kjo e fundit ndër të tjera është shprehur: “Qeveria për turp. Qeveria me VKM po u thotë minatorëve që drafti ka kosto financiare dhe nuk e miratojmë” dhe më pas i është drejtuar deputetëve socialistë duke u thënë: “Ju nuk jeni as burra”.

Bashkë me Ilir Pendavinjin, Grida Dumës i është përgjigjur edhe deputeti i PS-së në Gjirokastër, Flamur Golemi, i cili i është drejtuar deputetes së PD-së me fjalët:

‘Në fakt varet kush është barometër burri për ty. Nëse janë ata burrat e PPP, s’të bëjmë dot ballë’, i ka thënë me ironi Golemi, duke iu referuar deputetit të Vlorës, Agron Shehaj, i cili mbahet mend për fjalimin e tij të parë në Kuvend, ku shkaktoi ilaritet dhe humor mes deputetëve.

©ArgjiroLajm.net 

WhatsApp Image 2018-01-29 at 12.08.49