Mashtronte nënën që jetonte në Greqi, 34-vjeçaren nga Gjirokastra e gjen belaja
Policia ka zbuluar mashtrimin e një 34-vjeçarje, e cila nuk ka mashtruar askënd tjetër por vetë nënën e saj. 34-vjeçarja me banim në Tiranë ka falsifikuar dokumentat, duke marrë me kontratë një numër dhe duke e kaluar në emër të nënës së saj, e cila jetonte në Greqi. Kësisoj, nënë e 34-vjeçares rezulton debitore me një shumë të konsiderueshme në kompaninë private, ku është lidhur kontrata.
Njoftimi nga drejtoria vendore e Policisë Gjirokastër: Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar. Më datë 08.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasen V.B vjeç 34, banuese në Tiranë, pasi në vitin 2008, ka falsifikuar dokumentet për marrjen e një numri me kontratë në një kompani private telefonike duke e kaluar në emër të nënës, shtetase E.S, vjeç 68 banuese në Greqi, e cila figuron debitore ndaj kompanisë. Neni 186 i Kodit Penal.