Aksident me dy të plagosur pranë fshatit Mashkullorë
February 10, 2018
Një aksident ka ndodhur në rrugën Gjirokastër-Tepelenë, pranë fshatit Mashkullorë. Burime nga policia thonë se shtetasi E.S, 27 vjeç, banues në Përmet, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen”, është përplasur me mjetin tip “Toyota”, me drejtues shtetasin E.T, vjeç 61, banues në Tiranë. Për pasojë janë plagosur pasagjeri A.D, 49 vjeç, banues në Tiranë dhe drejtuesi i mjetit E.S, banues në Përmet. Mësohet se ata ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ndodhi një ditë më parë. Cështja i ka kaluar për hetim Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, ku është bërë kallëzim ndaj të riut nga Përmeti, i cili konsiderohet si shkaktar i aksidentit.