Dritëhijet e luftës italo-greke në jug të Shqipërisë- Reportazh nga Brikena Metaj (VIDEO)
February 12, 2018
Procesi i zhvarrimeve në Dragot të Tepelenës i nisur në 22 janar të këtij fillimviti, hapi fletët e zverdhura të historisë së luftës italo – greke. Duke përjashtuar banorët e zonës, të paktë ishin ata që e dinin sekretin e dhimbshëm të fushës së Sajmolës, aty ku sot po rishkruhet historia. Një marrëveshje dypalëshe mes Shqipërisë e Greqisë konkludoi në ngritjen e dy komisioneve që do të asistojnë në procesin e zhvarrimit dhe më pas të identifikimit të eshtrave të gjetura. Dhe debati lind pikërisht këtu. Reportazhi i përgatitur nga gazetarja e News24, Brikena Metaj, na njeh me fakte historike dhe ngjarje të pabesueshme të lufës italo – greke.