Shqipëria, në top listën azilkërkuesve në Britaninë e Madhe
Sipas Agjencisë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara, Shqipëria pozicionohet në listën e 10 vendeve me numrin më të lartë të azilkërkuesve në Britaninë e Madhe. UNHCR thotë se Shqipëria listohet e gjashta për nga numri i shtetasve që kërkojnë azil në “tokën e premtuar”.
Duke marrë në konsideratë periudhën kohore nga janari deri në mars të këtij viti, numërohen rreth 1 326 shqiptarë që kanë kërkuar azil në Britaninë e Madhe.
Më tej UNHCR bën me dije se rruga që emigrantët ndjekin për të mbërritur në Britaninë e Madhe është Franca, dhe pikërisht shfrytëzimi i portit Calais, nga ku grupe të organizuara vërshojnë drejt Britanisë.
Edhe autoritetet franceze e kanë vënë në dukje shtimin e numrit të emigrantëve këtë vit. Veriu i Francës mbetet një pikë e grumbullimit të emigrantëve, shumica e të cilëve zgjedhin Britaninë e Madhe për të emigruar.
Arsyeja kryesore sipas UNHCR-së për zgjedhjen e Britanisë si vendin kryesor për të emigruar, është fakti që ajo shihet si një mundësi për të patur një jetë më të mirë.
Qeveria shqiptare ka ndërmarrë disa masa për t’i bërë ballë këtij fenomeni të përhapur. Jo më larg se dje, u mblidh Komisioni i Ligjeve i cili miratoi ligjin për azilantët dhe krijimin e një komisioni kombëtar për refugjatët dhe azilantët.
Ja lista e plotë e azilkërkuesëve:
Pakistan (3,343)
Irani (2,417)
Sri Lanka (1,808)
Siria (1,669)
Eritrea (1,377)
Shqipëria (1,326)
Bangladeshi (1,123)
Afganistani (1,040)
India (965)
Nigeria (915)