Zbulohet misteri i gropave në fushën e Dropullit
February 15, 2018
Gjirokastritët menduan se këto gropa ishin shkaktuar nga goditje meteorësh. Por jo… Është fenomen gjeologjik me veprimtari të ujërave nëntokësore. Të paktën kështu e ka cilësuar drejtori i Agjencisë së Mjedisit në Gjirokastër, Stefan Rrapi shfaqjen e disa gropave në fushën pranë Vanistrës, në zonën e Dropullit. Sipas Rrapit ky fenomen i paqëndrueshëm kërkon një studim më të specializuar gjeologjik, por shkaku i tyre janë prurjet e shumta të ujërave nga burimi nëntokësor i shpellës së Skotinisë. Ky fenomen shihet edhe si një resurs i shtuar turistik për zonën, krahas monumenteve të tjera natyrore dhe kulturore të zonës.