Kumbaro dhe zv.ministri i Bujqësisë mbledhin në Terihat fermerët e Libohovës dhe Dropullit (FOTO)
February 17, 2018
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe zv.ministri i Bujqësisë, Dhimo Kote, zhvilluan një takim në fshatin Terihat me fermerë të Libohovës dhe Dropullit. Takimi kishte për qëllim të informonte fermerët mbi skemat e subvencioneve që ka Ministria e Bujqësisë dhe si mund të përfitojnë ata. Ndërkohë ministrja Kumbaro dha më shumë hollësi rreth programit ‘100 fshatrat’, në të cilin rezulton se Gjirokastra është qarku me numrin më të madh të fshatrave të përfshirë, plot 13 fshatra. Sipas Kumbaros përmes këtij programi do të kryhen investime që nxisin agroturizmin, për të gjeneruar kështu më shumë zhvillim dhe punësim. Në Bashkinë Libohovë janë përzgjedhur Nepravishta dhe Labova e Sipërme, ndërsa në Bashkinë Dropull janë përzgjedhur Sotira.