Gjirokastër, banorët e pallatit të braktisur nga shteti, “rrëmbejnë” lopatat për të pastruar baltën
February 18, 2018
Banorët e pallatit 8-katësh në Gjirokastër kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë, pasi sipas tyre nuk është marrë asnjë masë. Me lopata në duar, atë thonë se do ta heqin vetë paltën që ka pushtuar apartamentet e tyre.
“Nuk kemi garanci për jetën. Kemi dy javë që rrimë me rroba nëpër duar. Kemi frikë pasi çdo dite pallati përson çarje”, shprehen banorët. Prej disa kohësh si pasojë e reshjeve të shiut dhe erozionit pallati 8-katësh në Gjirokastër rrezikon të shembet.