Fruthi mbërrin në Gjirokastër, shënohet rasti i parë
February 21, 2018
Në Gjirokastër është shënuar rasti i parë me sëmundjen e fruthit. Një fëmijë i moshës 4 vjeç, nga komuniteti rom, është paraqitur në spitalin ‘Omer Nishani’ për ndihmë mjekësore. Mësohet se fëmija nuk ishte vaksinuar më parë. Mjekët bëjnë apel që prindërit të paraqiten në qendrat shëndetësore për të vaksinuar fêmijët.