Gjirokastër, dy këshilltarë largohen nga LSI dhe PDIU, zgjedhin ‘tepsinë’ e PS-së
March 2, 2018
Grupit të këshilltarëve të Partisë Socialiste në Gjirokastër i janë bashkur edhe dy këshilltarë të rinj.
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak nga radhët e LSI Adrian Hyskaj, ka braktisur partinë që drejtohet nga Monika Kryemadhi dhe i është bashkuar grupit të këshilltarëve të PS-së.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe me këshilltarin tjetër nga radhët e PDIU-së Selaudin Mosho, i cili i është bashkuar PS-së.
Kalimi i tyre në kampin e socialistëve u bë gjatë ditës së sotme në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak të Gjirokastrës