Gjirokastër, nis gjyqi për 13 inspektorët e ligjit Antiduhan
March 9, 2018
Është zhvilluar seanca e parë gjyqësore ndaj 13 inspektorëve të Inspektoriatit Shëndetësor Shtetëror në Gjirokastër, të cilët akuzohen për ‘Shpërdorim Detyre’.
Prokurori Ermor Kasaj lexoi dosjen me akuzat ndaj tyre, ndërsa gjyqtari i çështjes Arben Dosti, u ka caktuar avokat të paguar nga shteti gati gjysmës së inspektorëve, të cilët nuk kishin një avokat, me pretendimin se nuk mund ta paguanin.
Seanca e radhës gjyqësore u caktua pas dy javësh. Inspektorët dyshohet se nuk kanë vepruar në lokale të ndryshme të Gjirokastrës, ndonëse kishin konstatuar se aty shkelej ligji antiduhan.