Përmeti ‘bashkon’ edhe Mirela Kumbaron me Tritan Shehun, ja batutat mes dy deputetëve

Me rastin e Ditës së Verës, sot në Përmet ishte edhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, njeherësh edhe deputete e qarkut Gjirokastër. Nuk mungote as kolegu i opozitës, Tritan Shehu, me të cilin Kumbaro pati edhe një shtrëngim duarsh dhe shkëmbim batutash. Siç mëson ArgjiroLajm.net Kumbaro i ka uruar mirëseardhjen në Përmet Tritan Shehut. Ky i fundit i ka thënë: “Po e bën bashkia…” (për eventin e organizuar). Kumbaro ia ka kthyer sërish: “Pyete njëherë kryetarin e bashkisë…” (Niko Shupuli). Në fakt aktiviteti festiv është organizuar me mbështetjen kryesisht financiare të Ministrisë së Kulturës, sikundër vërehej edhe në posterin zyrtar të eventit dhe më tej me suportin e Bashkisë Përmet, Bashkisë Këlcyrë etj.

Interesant është fakti se ky shtrëngim duarsh mes Tritan Shehut e Mirela Kumbaros vjen në një kohë kur ka patur debate të ashpra mes tyre. Nga njëra anë Shehu akuzon qeverinë se po diskriminon qarkun Gjirokastër, nga ana tjetër Kumbaro thotë se kurrë më parë nuk janë kryer kaq shumë investime në këtë qark se sa gjatë këtyre 5 viteve të fundit. Një detaj tjetër në Përmet, që nuk mund të anashkalohet, është se kryebashkiaku i zgjedhur nga PD-ja, ofron një shembull shumë të mirë të bashkëpunimit me qeverinë e drejtuar nga socialistët, diçka që s’e shohim shpesh në Shqipëri. Madje Niko Shupulin e kemi parë krah Mirela Kumbaros e Bledi Çuçit edhe në kohën e çadrws së opozitës e madje edhe në kulmin e fushatës elektorale të 25 qershorit

©ArgjiroLajm.net