Edi Rama sjell qeverinë në Gjirokastër muajin e ardhshëm
March 16, 2018
Pas Elbasanit e ka radhën Gjirokastra për të mirëpritur kabinetin qeveritar ‘Rama 2’. Zhvendosja e qeverisë për një fundjavë në qytetin e UNESCO-s do të ndodhë në muajin e ardhshëm, ndonëse ende s’ka konfirmim zyrtar për datën e saktë. Mbledhjet qeveritare nëpër qarqe janë një praktikë e re e Ramës gjatë mandatit të dytë. Kjo shihet prej tij si një formë për të intensifikuar komunikimin e kabinetit me njerëzit në çdo zonë, si dhe një mundësi për të trajtuar çështje specifike të qarqeve. Dy projekte madhore në qarkun e Gjirokastrës janë rruga Kardhiq-Delvinë dhe Bypassi i Tepelenës, si dhe projekti për ‘100 fshatrat’, ku qarku Gjirokastër kryeson si qarku me numrin më të madh të fshatrave të përfshirë.