12 klandestinët i shpëtojnë policisë së Gjirokastrës, por ndalohen në Tiranë dhe Shkodër
March 18, 2018
Jo të gjithë klandestinët që hyjnë në Shqipëri përmes kufirit me Greqinë arrinë të kapen nga policia e Gjirokastrës. Ka prej tyre që depërtojnë më tej në territorin shqiptar të ndihmuar edhe nga trafikantët e qënieve njerëzore. Së fundi raportohet se 4 shtetas nga Palestina u ndaluan nga policia kufitare e Hanit të Hotit në Malësinë e Madhe. Ata kishin hyrë në vendin tonë më datë 11 përmes Gjirokastrës. Ndërkohë 7 shtetas maroken dhe 1 algjerian u ndaluan nga policia në Tiranë. Edhe këta klandestinë ishin futur në vendin tonë përmes kufirit me Greqinë, por kishin arritur t’i shpëtonin policisë kufitare të Gjirokastrës. Pas intervistimit nga policia, klandestinët u dërguan në Qendrën Kombëtare Pritëse për Azilkërkues në Babrru, Tiranë.