Gjirokastër, kundërshtuan me dhunë policinë, në pranga dy shtetas
September 11, 2014
Policia e Gjirokastrës ka vënë në prganga dy shetas për kundërshtim me dhunë të punonjësve të policisë dhe drejtim të automjetit në gjendje të dehur.
Burime zyrtare nga policia thonë se personat e arrestuar janë Xh.Muhaj dhe E.Xhaferi, të cilët kanë kundërshtuar me dhunë policinë gjatë kryerjes së detyrës, për kontrollin dhe shoqërimin e tyre në komisariat. Shtetasi Xh.Muhaj drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
Ndërkohë që në Përmet është arrestuar në flagrancë shtetasi A.Bako pasi dyshohet se është autor i vjedhjes së një banese. Ai ka rënë në prangat e policisë teksa kjo e fundit e ndiqte.