Roland Bejko: Pas 26 vitesh kuptova se kam lënë leshtë për PD-në
March 22, 2018
Kreu i PD Gjirokastër, Roland Bejko, ka kujtuar 22 marsin e vitit 1992, ditë kur u mbajtën zgjedhjet e para pluraliste në Shqipëri. Përmes një postimi në Facebook, ai tregon edhe një foto të hershme të tij, teksa shkruan me humor se sot pas 26 vitesh ka kuptuar se për partinë ka lënë flokët… Bejko ka kandiduar tre herë për t’u zgjedhur deputet. Fillimisht në vitin 2001, më pas në vitin 2013 dhe së fundi në vitin 2017. Gjatë qeverisjes së PD-së ai ka mbajtur funksione të ndryshme shtetëtore.