Emërohet drejtori i ri i OSHEE Gjirokastër
March 23, 2018
Drejtori i ri i njësisë së OSHEE Gjirokastër është Rezart Hoxha. Ai zë vendin e lënë bosh pas dorëheqjes së Andi Shkurtës në dhjetor të vitit 2017. Hoxha ka mbaruar studimet për Ekonomi. Për një kohë të gjatë ka punuar në një kompani private siguracioni. Ndër të tjera mësohet se ai ka lidhje të afërta familjare me një prej deputetëve socialist të qarkut Korçë. Ndërkohë që tek OSHEE mbetet vakant edhe pozicioni i drejtorit rajonal pas largimit të Sokol Ferunit. Ky i fundit u zgjodh drejtor i spitalit ‘Omer Nishani’. Ndërkohë sot është emëruar gjithashtu edhe Ylli Muho si drejtor i Bordit të Kullimit Gjirokastër.