Arkivi i Gjirokastrës, kreu i PS i përgjigjet Bejkos: Jeni në kulmin e dëshpërimit…
Kreu i PS Gjirokastër, Bledar Kaçi, i është përgjigjur Roland i Bejkos lidhur me akuzat e këtij të fundit për çështjen e Arkivit. Përmes një deklarate në faqen e tij në Facebook, Kaçi e quan dëshpërim për pushtet qëndrimin e kreut të PD-së dhe dhe arrogancë e urrejtje mallkimin “ju plaçin sytë”. Më poshtë reagimi i plotë i Kaçit.
Dëshpërimi po ju mjegullon sy,mend e zemër ! Kulmi i dëshpërimit të PD-s,në këtë moment kur shqipëtarët çdo ditë e më shumë,po i bashkohen rrugëtimit të përbashkët me PS, drejt progresit për në BE ,e jo kthimit mbrapa pro Bashkimit Sovjetik( në koncept të ndieri ,menduari dhe vepruari)në kushte të kthjellimit pastër të të parit ,PD- ja nxjerr armën qe di të përdorë më mirë,urrejtje arrogancë dhe ofendim,duke na thënë “Ju plaçin sytë”. Mes dilemës për të arnuar thesin e shqyer të institucioneve, trashëguar nga pushteti i mëparshëm dhe reformimit të thellë të tyre, me të vetmin qëllim: Shërbim ndaj qytetarëve,mbrojtje e dokumentave me rëndësi lokale por dhe kombëtare.Po flas për institucione të mirëfillta dhe jo godina apo magazina.
Jo mor zotëri,gjirokastritët nuk i harrojnë drejtorët,pa drejtori të krijuara për të shpërblyer militantët e partisë me taksat e qytetarëve,që nga koordinimi zhvillimi e deri te drejtoria e parkut Antigone,ne do i reformojmë dhe do ti vemë në shërbim te qytetarëve. Jo mo zotëri,gjirokastritët e dinë mirë kush ua vodhi pronat,dhe juve nuk ju ha meraku,as për pronat e as për dokumentacionin e tyre,,ju i trembeni konceptit bërje shtet,ju i trembeni dritës të së vërtetës ,ju i trembeni syhapjes së shqipëtarëve,por tanimë kjo punë ka marrë rrugë dhe ju ngelet vetëm të thoni”ju plaçin sytë”e ne ju themi : në s’doni te na ndihmoni te paktën mos na vini shkopinjë nën rrota. Shqipëtarët e kanë zgjedhur rrugën e tyre dhe kjo dihet,kanë zgjedhur Edi Ramën udhëheqësin e tyre dhe kjo ndihet,kanë zgjedhur Partinë Socialiste kjo sdo as mend e as kalem,kanë zgjedhur Shqipërinë e kjo ka qënë,është dhe do jetë,sado te mundoheni ju ti nxirrni sytë..!) Koncepti yne ne sherbim te qytetarit.