E emëroi me kamera dhe ‘sherr’, Zamira Rami shkarkon në heshtje Bashkim Tolën. Arsyet, frika për shumicën në Këshill
Bashkim Tola është shkarkuar nga Ndërmarrja e Ujësjellësit në Gjirokastër pas afro dy vitesh, kur zëvendësoi Dashamir Qelin e hequr prej Zamira Ramit me bujë të madhe. Në vend të tij është emëruar Dhimo Kristidhi, i cili është njëkohësisht edhe këshilltar i LSI-së në Këshillin Bashkiak. Lëvizja e Tolës duket se s’ka lidhje me performancën e tij në punë, por me ruajtjen e shumicës nga Zamira Rami në Këshillin Bashkiak. Kristidhi ishte një prej këshilltarëve që u lakua sikur do largohej drejt PS-së. Për ta frenuar, Zamira Rami e ka emëruar në krye të ndërmarrjes së ujësjellësit. Në rast largimi të tij, grupimi PD-LSI humbiste shumicën në Këshillin Bashkiak Gjirokastër. Thënë këto, Bashkim Tola ishte viktimë e pazareve për ruajtjen e shumicës së brishtë në këshill.
©Libohova Online