Pashkët ortodokse në Gjirokastër, besimtarët i bashkohen shërbesave fetare
April 8, 2018
Përgjatë ceremonive tradicionale të mbajtura në katedralen e re në Gjirokastër, qindra besimtarë ortodoksë iu bashkuan meshës së Pashkëve që zgjati deri pas mesnate.
At Theodhori Nikolla që e drejtoi këtë meshë, bëri thirrje për më shumë paqe dhe ndriçim të brendshëm. Ai ftoi besimtarët të marrin dritë nga ringjallja dhe ta shpërndajnë atë.
Që prej mesit të javës, vetëm prej pikëkalimit kufitar të Kakavijës kanë mbërritur në Shqipëri për të festuar pashkët me familjet e tyre, më shumë se 60 mijë vetë ,ose gati dy herë më shumë se viti i kaluar.
Autoritet nuk flasin për radhë, por për fluks të njëkohshëm në hyrje, çka besohet se do të reflektohet edhe gjate daljes nga Shqipëria, duke nisur nga mëngjesi i së hënës.