Këshilltarët që ikën te PS Gjirokastër, flet Kryemadhi:Janë nivel i ulët, gabuam që i vumë në lista
April 10, 2018
Gjatë emisionit ‘5 pyetje nga Babaramo’, kryetarja e LSI-së ka folur edhe për largimin e këshilltarëve drejt PS-së. Në total LSI-së i kanë ikur 54 këshilltarë, nga të cilët dy janë nga Këshilli Bashkiak i Gjirokastrës; Ardian Hyska dhe Arben Rexha. Kryemadhi pranoi se ata kanë gabuar me hartimin e listave, pasi kanë vendosur njerëz që nuk e meritonin dhe nuk e përballonin presionin politik.
“Ky është një teatër i vjetër. Ju kërkoj falje votuesve per listat që kemi bërë duke pasur parasysh se kemi vendosur njerëz që nuk e meritojne, jo vetem se nuk përballojnë presionin politik por edhe per nivelin e ulët të tyre”, ka përfunduar Kryemadhi.