Gjirokastër, kapen 15 klandestinë. 4 rikthehen në Greqi, 11 kërkojnë azil në Shqipëri
April 10, 2018
Policia kufitare e Gjirokastrës vijon të ndalojë klandestinë që hyjnë në vendin tonë permes kufirit me Greqinë. Së fundit raportohet se tek kthesa e Derviçianit, tek kthesa e Kordhocës dhe në afërsi të ish Postës Mullirit, u kapën 15 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm. “Në përfundim të kryerjes së procedurave, 4 u proceduan me urdhra largimi me ekzekutim vullnetar, kurse të tjerët kanë kërkuar azil dhe u dërguan në qendra e pritjes së azilantëve në Babrru, Tiranë”, thotë policia përmes një njoftimi.