Vdekja e diktatorit bën bashkë enveristët e Gjirokastrës: Komandanti legjendar është busull orientimi për Shqipërinë (FOTO)
April 11, 2018
Ithtarët e ish diktatorit Enver Hoxha në Gjirokastër përkujtuan sot 33 vjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Me këtë rast ata u mblodhën në shtëpinë e lindjes së Hoxhës në lagjen ‘Palorto’, për të përkujtuar këtë ngjarje. Duke folur për mediat, ata cilësuan Enver Hoxhën si arkitektin e Shqipërisë së re. Sipas tyre sistemi kapitalist ka dështuar dhe se sot klasa politike aktuale e ka çuar në regres vendin.
‘Enver Hoxha do të mbetet legjendar, do të mbetet busull orientimi për Shqipërinë. Ai bëri epokë për 50 vjet për idetë marksiste leniniste. Enver Hoxha është i pavdekshëm. Shqipëria sot ka marrë arratinë për shkak të këtij kapitalizmi’, tha Bujar Sulejmani, kreu i Partisë Komuniste në Gjirokastër.