Kakavijë, kapen 10 klandestinë nga Siria
April 11, 2018
Në një kohë shumë shqiptarë kërkojnë të largohen jashtë vendit në kërkim të azilit, drejt Shqipërisë vazhdojnë të mbërrijnë klandestinë nga vendet në konflikt. Së fundi policia kufitare e Kakavijës ka ndaluar 10 shtetas sirianë, të cilët ishin futur në mënyrë të paligjshme nëpërmjet kufirit të gjelbër me Greqinë. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes dhe intervistimit, u vendos që ata të dërgohen në qendrën pritëse në kryeqytet, derisa të marrin përgjigje për kërkesën e tyre për të fituar azil në vendin tonë.