Gjirokastër, vajza kallëzon babain në polici: Më dhunon!
April 18, 2018
Një tjetër rast i dhunës në familje është shënuar në Gjirokastër. Policia thotë se u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen D.A, vjeç 16, pasi babai, shtetasi E.A, vjeç 53, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.